Një futbollist 21-vjeçar me inicialet Y.Z. është ndaluar në Tiranë për dyshime se ka siguruar viza të falsifikuara për shtetas të huaj, kryesisht nga Lindja e Mesme, me qëllim kalimin e paligjshëm të kufijve në Shqipëri dhe më tej në vendet e tjera të Bashkimit Evropian.

Gjatë hetimeve, janë referuar materiale në Prokurori për dy bashkëpunëtorë të tij, Sh. S., 43 vjeç, dhe I. B., 27 vjeç, të dy banues në Gjermani, të cilët dyshohet se ndihmonin Y.Z. në këtë aktivitet kriminal.

Policia ka sekuestruar 13 viza të dyshuara të falsifikuara, mandate transfertash, dokumente të tjera dhe dy celularë.

Hetimet vazhdojnë për identifikimin e individëve të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari, dhe materialet janë kaluar në Prokurori për veprime të mëtejshme.