Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “Gjykimin e çështjes penale në ngarkim të të pandehurit Gentjan Hoxhalli, i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 259 paragrafi i dytë i Kodit Penal ”.
- Gjykimi i kësaj ҫështje u zhvillua me rregullat e gjykimit të shkurtuar. Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Irena Gjoka, Engjëllushe Tahiri dhe Besmir Stroka, me vendimin nr. 18, datë 23.02.2026 vendosi:
- Deklarimin fajtor të të pandehurit Gentjan Hoxhalli për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 259 i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 3 (tre) vjet burgim.
- Në aplikim të nenit 406 të K.Pr.Penale, uljen 1/3 e dënimit dhe dënimin e tij përfundimtar me 2 (dy) vite burgim.
- Në aplikim të nenit 59 të Kodit Penal, pezullimin e ekzekutimit të dënimit me burgim për të pandehurin Gentjan Hoxhalli dhe vënia në provë për një afat prej 4 (katër) vitesh, me kusht që gjatë kohës së provës të mbajë kontakte të rregullta me Shërbimin e Provës dhe të mos kryejë vepër tjetër penale.
- Në aplikim të nenit 35, paragrafi 2, të K.Penal, heqjen e së drejtës të të pandehurit Gentjan Hoxhalli për të ushtruar funksione publike, për një periudhë prej 5 (pesë) vitesh.
- Bazuar në nenin 261/1 gërma “b” në lidhje me nenin 389 të K.Pr.Penale, shuarjen e masës së sigurimit “Arrest në burg”, caktuar ndaj të pandehurit Gentjan Hoxhalli me vendimin Nr. 116 datë 08.11.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.
- Urdhërohet lirimi i tij i menjëhershëm në rast se nuk mbahet i ndaluar, i arrestuar apo i dënuar për një vepër tjetër penale.
- Në lidhje me provat materiale gjykata bazuar në nenin 190 të K.Pr.Penale disponon si më poshtë:
– Aparat celular i Ilojit “IPHONE”, modeli “13 Pro Max” me ngjyrë gri, me nr. IMEI: **** dhe IMEI 2: ****, me kartë telefonike të kompanise “Vodafone” me nr. tel. ****. – 1 (një) aparat celular i markës “IPHONE”, modeli “Xs Max”, me nr. IMEI: **** dhe IMEI 2: ****, me kartë telefonike të kompanisë “Vodafone”, me nr. tel. ****. – Automjet i markës “Audi”, modeli “A6”, me targë **** (targë e huaj), me numër shasie ****, me ngjyrë gri të errët, së bashku me çelësin, t’i kthehen të pandehurit Gentjan
Hoxhalli.
- Shpenzimet procedurale të kryera gjatë fazës së hetimeve (sipas formularit përkatës), si dhe shpenzimet gjyqësore sipas formularit përkatës, i ngarkohen të pandehurit Gentjan Hoxhalli.
- Kundër këtij vendimi lejohet ankim brenda 15 (pesëmbëdhjetë) ditëve, në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, duke filluar ky afat nga dita e nesërme e njoftimit të këtij vendimi.
