Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar po zhvillon një aksion në Devoll ditën e sotme.

Mësohet se janë ushtruar kontrolle në disa banesa, mes tyre edhe në shtëpinë e Devi Agos, ish-punonjës i AMP së juglindjes. Ago dha dorëheqjen pak kohë më parë ndërsa dyshohet se operacioni po zhvillohet për arsye të elementëve penalë për shpërdorim detyre. Një tjetër i dyshuar është dhe Klevis Hoxha, ish drejtor i policisë bashkiake si lidhje shoqërore e Agos. Pritet që të zbardhen detaje të tjera në vijim.