Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë pasdite në Ndroq, ku janë regjistruar të shtëna me armë zjarri. Sipas informacioneve të para, dyshohet për një viktimë, e cila është identifikuar si shtetasi Alfred Dedja.
Ngjarja ka ndodhur në një lokal afër kështjellës, ndërsa rrethanat e ngjarjes janë ende të paqarta. Autoritetet janë duke hetuar për zbardhjen e plotë të incidentit dhe për identifikimin e personave të përfshirë.