
TIRANË- Policia ka zbardhur një ngjarje të ndodhur mbrëmjen e djeshme në rrugën “Nënë Tereza”, teksa ka parandaluar kështu një konflikt i cili mund të kishte pasoja të rënda.
Nga njoftimi zyrtar bëhet me dije se është kapur dhe vënë në pranga një 32-vjeçari, i cili për motive të dobëta qëlloi me pistoletë për ta vrarë një shtetas. E gjithë ngjarja ka ndodhur pas një koflikti çasti.
Bëhet me dije gjithashtu se policia gjeti dhe sekuestroi armën e zjarrit pistoletë me të cilën dyshohet se 32-vjeçari qëlloi në drejtim të 23-vjeçarit.
Autori I kësaj ngjarjeje është identifikuar si Esat Selimaj dhe akuzohet për vepren penale “Vrasje me dashje e mbetur ne tentative”, “Armbajtje pa leje” dhe “Prishja e rendit dhe qetësisë publike”, parashikuar nga nenet 76, 22 , 278/5 dhe 274, te kodit penal./Gazeta Shqip