Një tjetër person është gjetur i pajetë në Elbasan, pas rastit të rëndë të një 57-vjeçareje. Mësohet se një 65-vjeçar u gjet i pajetë në apartamentin ku ai jetonte me qira prej disa vitesh, në lagjen “Partizani”.
Policia dhe shërbimi zjarrfikës u njoftuan nga fqinjët e pallatit ku ai jetonte, pasi nuk e kishin parë të dilte nga apartamenti gjatë ditëve të fundit. Ata kanë hapur derën kryesore dhe e kanë gjetur të pajetë në korridorin e apartamentit. I ndjeri, sipas tyre është identifikuar si shtetasi Halit Lleshanaku rreth 65 vjeç.
Paraprakisht dyshohet se vdekja e të moshuarit ka ndodhur për shkaqe natyrale. Trupi i tij është dërguar në Morgun e Spitalit Rajonal të Elbasanit, ku do ti nënshtrohet autopsisë nga Mjekësisë Ligjore. Kujtojmë se ditë ne sotme, në fshatin Shëmrizë, një 57-vjeçare u gjet e varur në banesë nga familjarët.



