Dy raste të trafikut të drogës me anë të postës, nga SHBA drejt vendit tonë, janë goditur ditën e sotme. Policia ka njoftuar se janë sekuestruar 3 pako me 7.7 kg kanabis sativa, ndërsa një person është arrestuar në Elbasan dhe një tjetër është shpallur në kërkim.
Në pranga ka rënë 32-vjeçari Rakip Hoxha, i cili mori dy pako me rreth 4 kg kanabis në një degë postare në Elbasan. Ndërkohë, një 21-vjeçar u shpall në kërkim pasi dyshohet se do të merrte një pako me 3.7 kg kanabis në Vorë.
Aktualisht, po punohet për kapjen e 21-vjeçarit dhe për zbardhjen e të gjithë rrjetit të trafikimit, si dhe për ndalimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.




