Një alarm është dhënë nga autoritetet greke pasi një i burgosur është arratisur mëngjesin e sotëm nga burgu i Koridhalos, në Athinë, rreth orës 09:00.
Sipas informacioneve paraprake, i arratisuri është 48-vjeçari shqiptar Edmond Tafa, i cili po vuante një dënim shumëvjeçar për çështje të lidhura me trafikun e drogës.
Autoritetet thonë se arratisja ka ndodhur nga zona e depos qendrore të materialeve brenda institucionit penitenciar, duke përfituar nga hapja e një dere dhe një moment pakujdesie të stafit, gjatë kohës kur po kryheshin veprime rutinë për nxjerrjen e mbeturinave.
