Një 64-vjeçar ka humbur jetën pasditen e sotme në lagjen “Varosh” të Gjirokastrës, pas një aksidenti të ndodhur gjatë punimeve në një banesë.
Viktima, Agron Nika, banues në Dimal, dyshohet se ka rënë aksidentalisht nga kati i dytë i banesës ku po kryente punime, duke marrë plagë të rënda që i kanë shkaktuar vdekjen.
Në lidhje me ngjarjen, Policia e Gjirokastrës ka arrestuar Jani Fulin, me origjinë nga Fieri, në banesën e djalit të të cilit po punonte 64-vjeçari.
Fuli akuzohet për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”.
Materialet e rastit i janë referuar Prokurorisë, ndërsa grupi hetimor po vijon punën për të zbardhur rrethanat e plota të aksidentit.
