Një aksident i rëndë i ndodhur dje në aksin rrugor Fier–Patos ka rezultuar fatal për një 30-vjeçar.
Gazment Gropa, i cili mbeti i plagosur rëndë nga përplasja e motorit, nuk arriti t’u mbijetojë dëmtimeve pavarësisht ndihmës mjekësore dhe ndërroi jetë sot.
Nga ngjarja u plagosën gjithashtu edhe dy persona të tjerë, drejtuesi i automjetit dhe një pasagjere që udhëtonte me të. Ata ndodhen nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.
Segmenti Fier–Patos është një nga më problematikët gjatë sezonit të verës, ku për shkak të fluksit të lartë të mjeteve regjistrohen shpesh aksidente.
