Është identifikuar viktima që u gjet i pajetë mëngjesin e sotëm pranë trasesë së hekurudhës në Peqin.

Sipas policisë, Bujar Mezini, 67 vjeç dyshohet se ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale, pasi pak kohë më parë kishte pësuar hemorragji cerebrale, që mund të ketë ndikuar në gjendjen e tij shëndetësore. Gruaja e tij kishte alarmuar më herët policinë, pasi ai ishte larguar nga banesa herët në mëngjes dhe nuk ishte kthyer.

Ndërkohë trupi i i 67-vjeçarit është dërguar për ekzaminime mjeko–ligjore, ndërsa policia vijon hetimet për të zbardhur ngjarjen e plotë.