Një person është hedhur nga ura në lumin Osum në Berat. Bëhet fjalë për David Shehaj, 30 vjeç. Sipas informacioneve, 30-vjeçari ka qenë me probleme dhe i varur nga përdorimi i lëndëve narkotike.

Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë dhe zjarrfikëset, të cilat nisën kontrollin për gjetjen e trupit. Pas rreth një ore, u bë i mundur gjetja e trupit në fshatin Ramis.

I riu, banues në lagjen “Çlirimi”, kishte humbur kontaktet me familjarët që prej datës 30 prill. Ka qenë babai i tij ai që ka bërë kallëzimin në polici, duke kërkuar ndihmë për gjetjen e djalit.

Pas informacioneve të marra nga banorë të zonës, të cilët deklaruan se kishin parë 30-vjeçarin pranë lumit Osum, shërbimet e policisë dhe ekipet e kërkim-shpëtimit nisën kontrollet përgjatë rrjedhës së lumit.

Pas orësh kërkimesh, trupi i pajetë i të riut u gjet pranë fshatit Remanicë. Autoritetet po vijojnë hetimet për të zbardhur plotësisht rrethanat e ngjarjes.