Një 28-vjeçar është arrestuar ditën e sotme në Lushnje, pasi u kap duke lëvizur me armë dhe kanabis.
Mësohet se në pranga ka rënë Ersilio Sina, i cili u ndalua nga Policia për një kontroll në automjetin me të cilin lëvizte. Në këtë moment, atij u gjet një thikë dhe një sasi kanabisi.
Pas kësaj, efektivët kanë ushtruar kontrolle edhe në banesë ku iu gjet një armë sportive dhe një sasi fishekësh.
Njoftimi i policisë:
Sekuestrohen 1 armë sportive dhe 1 armë e ftohtë, si dhe sasi Cannabisi dhe fishekësh. Si rezultat i kontrolleve sistematike, me qëllim goditjen e veprimtarive kriminale, shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnjë arrestuan në flagrancë shtetasin E. S., 28 vjeç, banues në Lushnjë.
Nga kontrolli në automjetin që drejtonte u gjetën 1 armë e ftohtë (thikë) dhe një sasi lënde narkotike Cannabis Sativa, ndërsa nga kontrolli në banesën e tij u gjetën 1 armë sportive dhe një sasi fishekësh.