Një aksident i rëndë është shënuar mëngjesin e sotëm në aksin Pogradec – Lin, ku një grua e moshuar mbeti e plagosur rëndë pas përplasjes me një automjet.
Viktima, e identifikuar si Manushaqe Gjoka, u transportua me urgjencë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë. Por fatkeqësisht, ajo ndërroi jetë gjatë rrugës, në afërsi të qytetit të Elbasanit.
Burime bëjnë me dije se e moshuara ishte nga Durrësi dhe kishte shkuar në Pogradec për pushime.
Autoritetet po hetojnë rrethanat e plota të ngjarjes.





