Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me plagosjen me armë zjarri që ndodhi ditën e sotme në kryeqytet, në Rrugën e Kavajës.

Mësohet se i plagosur ka mbetur 34-vjeçari Akil Koxhaxhiku, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Sakaq, mësohet se policia ka identifikuar autorin, ndërsa vijon puna për kapjen e tij.