Një 23-vjeçare, e shpallur në kërkim ndërkombëtar për një vjedhje me dhunë të kryer në vitin 2021 në Tropojë, është arrestuar në Serbi në kuadër të operacionit “The Wanted”, si rezultat i bashkëpunimit mes autoriteteve shqiptare dhe atyre serbe, të koordinuar nga Interpol.

Shtetasja ishte dënuar në vitin 2024 nga Gjykata e Kukësit me 3 vjet e 4 muaj burgim për veprën penale “Vjedhja me dhunë”, e kryer në bashkëpunim. Ngjarja kishte ndodhur në fshatin Dojan, ku bashkë me një person tjetër i kishin marrë me forcë një gruaje një celular dhe një shumë parash.

Autoritetet po vijojnë procedurat për ekstradimin e saj drejt Shqipërisë.