Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Tiranë, ku një 46-vjeçar është gjetur i vrarë brenda automjetit të tij, në rrugën “Mihal Popi”.

Viktima është identifikuar si Ismet Habili. Sipas të dhënave paraprake, ai është qëlluar me armë zjarri teksa ndodhej në lëvizje me automjetin.

Nga pamjet e vendit të ngjarjes, makina shfaqet me dëmtime të shumta dhe me një prej xhamave të thyer.

Policia pritet të zbardhë rrethanat e plota të ngjarjes dhe të identifikojë autorët e krimit.