Një ngjarje e rëndë ndodhi këtë pasdite në Tiranë, ku mbeti i vrarë Egli Pashollari. Sipas asaj që raporton gazetarja e Top Channel, Dorjana Bezat, autori i ngjarjes dyshohet të jetë Gazment Buçpepaj.

Përplasja ndodhi në një fast food në rrugën “Kongresi i Lushnjës” dhe pas daljes së Pashollarit, Buçpepaj e ka goditur me thikë, me 31-vjeçarin që humbi jetën pas mbërritjes në spital.

Pashollari, i cili mbeti i vrarë me thikë pasditen e sotme, rezulton të ketë punuar si polic i burgjeve.