Policia ka arrestuar autorin e vrasjes së trefishtë, të regjistruar këtë të martë në Podgoricë.

Në pranga është vënë shtetasi Vehad Muric, 25 vjeç.

Ai ka vrarë dy vëllezërit shqiptarë Denis Hoti dhe Nezrin Hoti, si dhe Kenan Miraljemović me origjinë nga Serbia.

Ndaj tij rëndon akuza për veprën penale “vrasje e rëndë”.

Ai është transferuar drejt ambienteve të parabugimit, grupi hetimor vijon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.