Një operacion i madh antidrogë çoi në zbulimin e një laboratori droge në Itali, teksa 11 persona janë arrestuar, mes tyre një shqiptar. Sipas mediave italiane, ishte pikërisht shqiptari i identifikuar si Elton Qerreti ai që kishte krijuar dhe drejtonte këtë aktivitet të paligjshëm.

Raportohet se hetimi filloi pas një sulmi të kryer më 25 prill kundër një 20-vjeçari nga Chieti. I riu u qëllua me thikë nga një burrë dhe një grua për pazaret e prishura të drogës dhe borxhet e pretenduara.

Hetuesit përcaktuan se sulmi lidhej me një borxh për drogë dhe se dy grabitësit drejtonin një bandë kriminale aktive në shitjen e kokainës dhe kanabisit në sheshet e Chieti-t dhe Lanciano-s. Gjatë aksionit u sekuestruar 10 kg drogë dhe 40 mijë euro cash.