Një 21-vjeçar nga Burreli i quajtur Klevis Lleshi, është denoncuar i zhdukur nga familja.


Bëhet e ditur se kjo ka ndodhur pasi ka kanosur Mariglen Hotin dhe është në kërkim për tentativë vrasjeje.


Denoncimi nga familja e 21-vjeçarit është bërë para 10 ditësh, por kontaktet me familjen i ka humbur që më 2 gusht.


Lleshit i është vrarë babai në vitin 2013 për gjakmarrje, në 2016 i është vrarë xhaxhai para shtëpisë, dhe po në të njëjtin vit i është zhdukur pa gjurmë kushëriri.


Ai është në hasmëri me familjen Hoxha nga Burreli. Në 2012 vritet dhe digjet në makinë në Britani Afrim Hoxha. Policia po punon për zbardhjen e plotë ngjarjes.