Një 49-vjeçar me origjinë shqiptare është zhdukur pa lënë gjurmë në Greqi, duke ngritur alarm tek autoritetet dhe familjarët e tij.

Bëhet fjalë për Ilir Zorbajn, i cili u raportua i zhdukur në zonën Rizomylos të Ahaisë, mëngjesin e datës 6 tetor 2025. Organizata humanitare “Buzëqeshja e Fëmijës” ka bërë publike informacionin për zhdukjen, me kërkesë të familjes së tij, pasi ekzistojnë dyshime se jeta e tij mund te jete ne rrezik.

Zhdukja e Zorbajt është raportuar më 9 tetor nga të afërmit e tij, ndërsa autoritetet greke dhe organizatat e kërkimit janë vënë në lëvizje për gjetjen e tij. Të gjithë personat që mund të kenë informacion mbi vendndodhjen e Ilir Zorbajt lutet të kontaktojnë menjëherë me policinë greke apo me organizatën “Buzëqeshja e Fëmijës”.

  • Emri: Ilir Zorbaj;
  • Mosha: 49 vjeç;
  • Gjatësia: 1.75 m;
  • Pamja: I dobët, me sy kaf;
  • Veshja në momentin e zhdukjes: Xhaketë e zezë, xhinse dhe këpucë të bardha.