Personi që shihni në foton më lart është Xhensila Duka, 39-vjeçarja e cila humbi jetën në një klinikë private në Korçë.


Pas vdekjes së saj, u proceduan penalisht dy punonjës në klinikë, ku njëri prej tyre anestezisti, pasi dyshohet se nuk kanë respektuar protokollet mjekësore gjatë trajtimit të pacientes.


Sipas “ABC News”, pacientja ka bërë ndërhyrje në zorrën e trashë dhe nuk i ka dalë anestezia.


Duka ka humbur jetën dje rreth orës 16:30 në këtë klinikë. Në lidhje me këtë rast, po priten rezultatet e autopsisë ligjore.