Pas mbledhjes së grupit të Partisë Socialiste, kryetari i grupit parlamentar, Taulant Balla, ka komentuar zgjedhjen e Endrit Shabanit për postin e Avokatit të Popullit. I pyetur nga gazetarët, Balla theksoi se Shabani ishte kandidatura e propozuar nga opozita, duke e cilësuar atë si “rasti më i mirë i zgjedhjes së Avokatit të Popullit në Shqipëri”.
Balla mbrojti këtë vendim, duke nënvizuar se kandidatura ishte një hap i rëndësishëm për përforcimin e institucioneve dhe garantimin e të drejtave të qytetarëve.
“I uroj suksese avokatit të ri të popullit. Ditën e enjtje z.Shabani duhet të paraqitet në Kuvend për t’u betuar në Kushtetutë. Besoj që ndajmë të gjithë vkerësimin që është një kandidaturë që vjen nga opozita.
Mendoni që 36 mandatet e PD mund të zgjedhin një avokat populli? Jo, as me grupet e tjera, prandaj duhet të marri edhe votat tona. Është rasti më i mirë i zgjedhjes së avokatit të popullit në Shqipëri”-u shpreh Balla.
