Endrit Shabani u betua sot si Avokat i Popullit mes tensioneve, kaosit dhe kundërshtimit të opozitës në Kuvend. Por duket se Partia Demorkatike ka vendosur të mos heqë dora nga beteja kundër tij.
Burime nga selia blu bëjnë me dije se PD po mbledh firmat për të çuar çështjen në Gjykatën Kushtetuese. Gazetarja e Top Channel, Elda Menga raporton se po ashtu demokratët do të bëjnë kërkesë edhe për seancë të jashtëzakonshme për zv.kryeministren Belinda Balluku.
Pas përfundimit tensioneve, seanca u mbyll pas një orë. Flakadanët dhe tymueset u rikthyen sërish në Kuvend, teksa opozita akuzoi maxhorancën pas kërkesës së SPAK-ut për të marrë lejen për arrestimin e zv.kryeministres Belinda Balluku.



