Engjëll Agaçi është tërhequr nga detyra e Sekretarit të Përgjithshëm të Këshillit të Ministrave.

Vendimi u bë i ditur gjatë mbledhjes së sotme të qeverisë, ndërsa burime zyrtare bëjnë me dije se largimi i tij lidhet me arsye shëndetësore.

Në këtë funksion do ta pasojë zëvendësja e tij, Elsonida Rama, e cila pritet të marrë drejtimin e Sekretariatit të Përgjithshëm të Këshillit të Ministrave.