Tri parti të këtij krahu mund të fitojnë 20% të votave 


Partitë greke të ekstremit të djathtë mund të marrin në votën e përgjithshme të së dielës mbi 20% të votave. Neonazistja Agimi i Artë e ka intensifikuar shumë retorikën dhe atmosferën ksenofobike në vend. Ata që u dalin kundër kërcënohen me dhunë, si në rastin e gazetares Xeis Kounalaki.


Sipas një sondazhi të kohëve të fundit, ato mund të arrijnë të marrin 20% të votave në zgjedhjet e ardhshme të përgjithshme. Është antisemitja LAOS që ka 4%, Partia nacionaliste Grekët e Pavarur, dhe ekstremistët e Agimit të Artë


Netëve në rrugët që të çojnë në sheshin “Omonia”, nuk sheh këmbë njeriu. Dhe situata nuk ka qenë gjithmonë kështu. Kjo ka qenë një nga zonat më të populluara me të huaj në Athinë. Kishte lokale xhazi, restorante indiane dhe hotele të ndryshme. Ishte një lagje e mbushur me emigrantë, me prostituta, me të droguar, por edhe me gazetarë ambiciozë, artistë të rinj dhe adoleshentë nga shkollat private. Sot emigrantët qëndrojnë në shtëpi sapo bie nata, duke pasur frikë që të dalin në rrugë. Ata kanë frikë nga grupet që u përkasin “qytetarëve të inatosur”, një lloj milicie që rreh të gjithë të huajt që has dhe pretendon se me këtë rast mbron popullatën vendase nga keqdashja e të huajve. Grupe të tilla janë produkt i një iniciative të nisur nga neonazisti Chrysi Avgi, Agimi i Artë. Aktualisht në Greqi ka tri parti të ekstremit të djathtë. Sipas një sondazhi të kohëve të fundit, ato mund të arrijnë të marrin 20% të votave në zgjedhjet e ardhshme të përgjithshme. Është antisemitjaLAOSqë ka 4%, Partia nacionaliste Grekët e Pavarur, dhe ekstremistët e Agimit të Artë. Por si duhet të sillet një gazetar me njerëzit dhe simpatizantët e qethur zero të këtyre partive? A duhet vallë që t’i injorojë dhe t’i lërë të bëjnë ç’të duan, apo t’i marrë në pyetje dhe t’i ndalojë në punën e tyre shkatërrimtare? Nuk duhet harruar se ata janë të dhunshëm dhe kanë kryer disa sulme kundër të huajve dhe majtistëve. Shumë gazetarë shkruajnë se është e pamundur që të krijosh një dialog me njerëz të tillë. Situata është ashpërsuar nga pakënaqësia e madhe e njerëzve ndaj politikave të qeverisë, shkurtimeve buxhetore dhe rritjes së papunësisë.