Moti i keq ka përfshirë qytetin e Vlorës.
Era e fortë bregdetare vazhdon edhe këtë të diel me shpejtësi, duke bërë që deti të jetë me dallgë të larta që shkojnë deri në 1.5 metra.
Kjo bën që mjetet e peshkimit dhe ato lundruese të mos dalin dot në det, për këtë arsye lundrimi i tyre vazhdon i pezulluar.
Ndërkohë është pezulluar edhe lundrimi i tragetit i linjës me Brindisin, pasi forca e detit është në rritje. Ky traget po qëndron në radë, në det të hapur për të shmangur përplasjet që mund të shkaktohen me kalatat e portit detar.
