Kur kanë kaluar 13 vite nga shpërthimi në Gërdec, GJKKO ditën e sotme refuzoi kërkesën e SPAK për të rihapur hetimet për Fatmir Mediun, ministër i mbrojtjes asokohe kur shpërtheu Gërdeci.

Vëllai i 7 vjeçarit i cili tashmë është me profesion avokat në një postim në rrjetet sociale shkruan se “Qetesohu Eri gjaku jot nuk behet kurr uje” shkruan Geraldo Durda. 

Postimi i plotë:

Qetesohu Eri gjaku jot nuk behet kurr uje.
Mbahu, fort lali.
Ka ligj po ka dhe maliq.
Ka drejtesi po ka dhe vetedrejtesi.
SPAK te apeloj vendimin,te shkoj ceshtja ne apel.
Nuk dorezohemi,nuk terhiqemi.Beteja vazhdon./Gazeta Shqip