Deputeti socialist Erion Braçe ka reaguar këtë të mërkurë në përkujtim të 28 majit 1996, datë që lidhet me zgjedhjet e kontestuara parlamentare në Shqipëri dhe përplasjet politike të asaj periudhe.
Përmes një postimi publik, Braçe e cilësoi atë ditë si një nga momentet më të errëta të demokracisë shqiptare, duke kujtuar dhunën e ushtruar ndaj opozitës dhe qytetarëve.
Sipas tij, ajo që ndodhi më 28 maj të vitit 1996 ishte “një dhunë e egër e qeverisë ndaj popullit”, ndërsa shtoi se një skenë të ngjashme kishte parë vetëm vite më vonë, gjatë ngjarjeve të 21 janarit 2011.
Braçe theksoi se edhe pse Shqipëria ka ndryshuar ndër vite, personat që sipas tij mbajnë përgjegjësi për atë periudhë “janë ende po aty, të njëjtët”.
Reagimi i deputetit socialist vjen në një tjetër përvjetor të zgjedhjeve të 28 majit 1996, të cilat vijojnë të konsiderohen si një nga episodet më të debatuara politike në historinë e pluralizmit shqiptar.
Postimi i plotë:
28 MAJ 1996-28 MAJ 2026
30 VITE LARG NGA DHUNA ME BARBARE USHTRUAR NGA QEVERIA NDONJEHERE NE DEMOKRACI NDAJ POPULLIT TE MAJTE, SHQIPTAREVE TE GRABITUR NE ZGJEDHJE!
28 Maji erdhi pas 26 Majit-jo numerikisht, por si DHUNE MBI DHUNE, GJAK MBI GJAK, PRANGA MBI PRANGA!
Dita nisi me rrethimin e SELISE SE PARTISE ME TE MADHE NE VEND-njerezit ishin qe nje nate me pare brenda saj, me friken se ne 28 Maj nuk do i linin te arrinin ne sheshin SKENDERBEJ-ishte vetem pak metra larg.
Rrethimi nuk zgjati shume; nga cdo rruge qe te sjell ne SELINE E PS dhe SHESHIN SKENDERBEJ po vinte nje lume i madh njerezish; u mblodhen para e rreth PS dhe te gjithe bashke thyen rrethimin, morren perpara POLICINE e dolen ne shesh!
I marri qe kish urdheruar vjedhjen e zgjedhje-136 DEPUTETE PER VETE E 10 DEPUTETE PER PARTINE SOCIALISTE, 0 PER CDO PARTI TJETER PERFSHI FATMIR MEDIUN DHE ABAZ ERMENJIN, kishte urdheruar qe askush mos dilte nga SELIA E PS, por mbi te gjitha mos shkelte kush ne SHESHIN SKENDERBEJ!
ATY NDODHI PASTAJ GJITHCKA;
UNE NUK KAM PARE KUND DHUNE ME TE EGER TE QEVERISE NDAJ NJE POPULLI DERI NE 21 JANAR 2011;
U rrah barbarisht cdokush qe hyri ne shesh, u shtri perdhe e u terhoq zvarre prej flokesh, u ndoq cilido qe ishte prane sheshit te rrahjes-police me hunj, jo shkopinj gome por hunj si bisht lopate, deri tek TRENI ne veri, teri tek ZOGU I ZI ne perendim, deri tek 21 DHJETORI po ne perendim, deri tek VASIL SHANTO ne jug perendim, matane QYTETIT STUDENTI ne juglindje, matane PAZARIT TE RI ne lindje;
Qellonin ne rruge, hynin ne dyqane godisnin kedo-edhe gra!
Nuk kam pare kurre ne jeten time me shune fytyra me gjak!
Kjo ishte!
Cilitdo qe me thote sot “po ci ke keto”, djathtas por edhe majtas-nga keta qe kane rrugetimin e tyre, do te doja ta kish jetuar, qofte edhe ai femija i gjyshit, gjyshes, babait, nenes qe u rrah barbarisht, u kthye ate dite ne shtepi me gjak ne fytyre e rroba, me keq pas tre ditesh, nje jave e me shume, kur doli nga qelite ku barbaria vazhdoi!
KOHET KANE NDRYSHUAR, AS DALLOHEN ME;
Thjesht autoret e asaj barbaria jane po aty, te njejtet, madje njeri-urdheruesi, u zgjodh te jete perseri si monumenti qe jeton i dhunes; SHQIPERIA ECEN, PERPARON, AI JO!
