I ftuar në emisionin “Ndryshe” ka qenë deputeti socialist, Erion Braçe. Ai ka treguar më shumë rreth zgjedhjeve, si shkoi gjithçka dhe ka sqaruar njëkohësisht edhe momentin e videos virale teksa Olta Xhaçka dhe jo vetëm kaq…

Kur u pyet nga Elona se cili mendon se është ministri më i mirë i kësaj qeverie, Braçe u përgjigj duke thënë se:

Edi Rama, kreu i ministrave. Ka ministra, por ministri më i mirë pas Edi Ramës jam vetë.

Por më pas shtoi se:

Në fakt e kam menduar gjatë gjithë kohës që pse duhet të jetë Ministria e Bujqësisë në Tiranë? Se kam kuptuar, të jetë në Divjakë që është mesi i vendit aty ku është trekëndëshi më prodhues. Çfarë bën një ministër bujqësie në Tiranë?! Jam munduar shumë ta kuptoj, por nuk e kuptoj dot. Çfarë bën ministri dhe gjithë ministria me 400-500 veta? Çfarë bujqësie? Ku ka bujqësi në Tiranë? Në Tiranë toka po shkon për vila.