E ftuar në “Shqipëria Live”, Monika Kryemadhi komentoi disa nga figurat e politikës shqiptare.

Ajo cilësoi Erion Braçen si politikanin më të aftë momentalisht, duke shtuar se do e votonte nëse do kandidonte për kryebashkiak të Tiranës. Ndërkohë cilësoi kryeministrin Edi Rama si përbindësh dhe Sali Berishën si ‘kohë e vjetër’. Ndërkohë, ish-bashkëshortin e cilësoi si të ardhmen e opozitarizmit në vend.

“Politikani më i aftë sot është Erion Braçe, do e votoja për kryebashkiak. Edmond Haxhinasto më tradhtoi. Sot i besoj vetëm vetes. Rama është përbindësh, Berisha ‘old time’, Erisa Xhixho naive, Endrit Braimllari viktimë. Meta e ardhmja e opozitarizmit. SPAK- institucion që Dumani e ktheu në çerdhe dhe gjueti shtrigash. ambasada e SHBA, është institucioni apo vendi pa të cilën Shqipëria sot nuk do ekzistonte. Ka patur ambasadorë shumë të mirë që e kanë dashur dhe e duan Shqipërinë. Ka dhe nga ata që e kanë mjelë Shqipërinë. Megjithatë, unë nuk besoj institucionin e ambasadave. SHBA ka investuar për arsimin tim.”– tha ajo.