Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, është nisur nga Durrësi drejt Gjykatës së Posaçme të Apelit, ku sot do të shqyrtohet ankimimi i tij ndaj masës së sigurisë “Arrest me burg” të vendosur nga GJKKO.

Në pritje të mbërritjes së Veliajt, një numër i madh efektivësh policie është vendosur para godinës së gjykatës, si masë paraprake për të shmangur çdo incident të mundshëm.

Kjo vjen pasi, në seancën e mëparshme, kur u vendos masa e sigurisë ndaj tij, pati tensione dhe përplasje mes mbështetësve të kryebashkiakut dhe forcave të rendit. Madje, disa prej tyre tentuan të ndalonin furgonin e policisë.

Situata para gjykatës pritet të jetë e ngarkuar, teksa mbështetësit e Veliajt mund të grumbullohen sërish për ta mbështetur atë në përballjen me drejtësinë. Seanca e sotme do të jetë vendimtare për fatin e tij ligjor.