Apeli i Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka lënë në fuqi masën e sigurisë “Arrest me burg” për kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj.
Burime për gazetaren e Top Channel Anila Hoxha bëjnë me dije se kryebashkiaku nuk ishte i pranishëm në sallë, por u përfaqësua nga avokati tij Ermir Beta. I pranishëm ishte biznesmeni Elman Abule me avokaten Romina Zano, edhe ai i akuzuar për disa vepra penale në këtë çështje.
Sipas Prokurorisë së Posaçme, nga hetimet është zbuluar një mekanizëm i organizuar korruptiv, që ka lejuar kryetarin e Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj dhe bashkëshorten e tij, Ajola Xoxa që të përfitojnë nga fondet publike për pasurim personal, përmes veprimeve të paligjshme dhe të kamufluara.