Në orën 11:00 të ditës së sotme, në Gjykatën e Shkallës së Parë të Rrethit Gjyqësor Fier, zhvillohet seanca për shqyrtimin e kërkesës për lirim me kusht të ish-deputetit të Partisë Demokratike, Ervin Salianji.

Trupi gjykues i përbërë nga gjyqtari Noel Veizi dhe prokurori Genci Mane pritet të shqyrtojë raportin e Shërbimit të Provës, i cili do të jetë vendimtar për fatin e Salianjit. Në seancën e mëparshme, avokati mbrojtës Ledio Brahio deklaroi se raporti i vlerësimit nga IEVP ka rezultuar pozitiv.

Salianji ndodhet në vuajtje të dënimit prej tetorit 2024, pas vendimit të Gjykatës së Apelit që la në fuqi dënimin me 1 vit burg për kallëzim të rremë. Ai ka përmbushur dy të tretat e dënimit dhe kërkon lirimin me kusht, duke pretenduar se është viktimë e një procesi të motivuar politik.

Seanca e sotme konsiderohet me rëndësi të veçantë, pasi pritet të përcaktojë nëse ish-deputeti do të lirohet apo do të vazhdojë qëndrimin në qeli. Burime nga brenda seancës bëjnë me dije se raporti i shërbimit të provës ka rezultuar pozitiv, ndërsa prokurori ka dhënë dakordësinë për lirimin./ Top Channel