Ish-deputeti i PD-së Ervin Salianji ka konfirmuar se do të kandidojë për kreun e Partisë Demokratike në zgjedhjet e 23 majit. Në një intervistë, Salianji tha se nuk do donte që PD-ja të shkonte sërish në një proces ligjor për statutin si 3 vite më parë.

“Po, do të jem në garën për kryetar të PD, pavarësisht se është përcaktuar data e zgjedhjeve që është 23 maj, por PD nuk ka përcaktuar siç duhet procesin, sepse ka një parim ku dalin listat e votuesve, rregullat për garuesit dhe kushtet e barabarta të garës, siç bëhet në zgjedhjet e përgjithshme Mendoj dhe besoj fort te procesi politik. Kur ka mendime të qarta, nuk do doja që PD të shkonte në procese ligjore. Ky do ishte një shërbim për Edi Ramën. Statuti regjistrohet në gjykatë, nuk do doja që PD të futej në një cikël tjetër në gjykatë. Për shkak të kontributit të Berishë të përjashtohet nga rregulli, të bëjmë një platformë me njerëzit.”- tha ai.