Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka folur në një intervistë televizive pak ditë pas daljes nga burgu, duke sqaruar arsyet që, sipas tij, çuan pas hekurave një përfaqësues të opozitës.

“Unë kam fituar 600 gjyqe me këta. Shqiptarët e dinë se nuk kam një akuzë për të dëmtuar dikë. Nuk kam vjedhur, nuk kam vrarë, nuk i kam bërë dëm askujt,” u shpreh Salianji.

Ai shtoi se burgosja e tij nuk lidhet me ndonjë veprim kriminal, por me pasoja që, sipas tij, ishin pozitive për shoqërinë: “Pasoja e denoncimit tim ishte se një i dënuar nga gjykatat italiane për trafik ka shkuar në burg. Denoncimi im është faktuar brenda ditës. Unë mbroj interesin publik si deputet i një force opozitare,” – deklaroi Salianji.