Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji ka deklaruar se është e rëndësishmë që deputetët e opozitës të kthehen tek qytetarët, takimet dhe tek bashkëbisedimet me ta.
Gjatë një prononcimi për mediat, ai tha se ky angazhim do të bënte të mundur ringritjen e PD-së.
Ish-deputeti tha se do të jetë në çdo takim ku do ta kërkojnë demokratët për të ndarë mendimet se si PD, të bëhet e fortë dhe të jetë alternativë qeverisëse. Në fund, Salianji tha se në takim është e gjithë struktura e PD.
Ervin Salianji: Salla është plot, është e rëndësishme që cilido prej politikanëve por sidomos ata të PD të kthehen tek njerëzit, tek kafet, tek takimet, tek bashkëbisedimet, për të bërë të mundur ringritjen e PD, ripërtëritjen, unë do të jem në çdo takim ku do të më kërkojnë demokratët për të ndarë mendimet se si PD të bëhet e fortë dhe të jetë alternativë qeverisëse. Janë të gjithë në takim, struktura e PD.
