Nga sheshi para kryeministrisë, protestuesit kanë bërë thirrje ditën e sotme për pjesëmarrje në një protestë për banorët e Rrjollit.

Një qytetar iu kërkoi pjesëmarrësve që t’i bashkohen tubimit të thirrur nga banorët e Rrjollit, teksa theksoi se më pas në orën 18:00 do të jenë sërish në shesh për të rrezuar kryeministrin. Sipas tij, nesër do t’u bashkohen edhe shumë emigrantë në diasporë, ndërsa bëri me dije se vetëm nga Mbretëria e Bashkuar, në mbështetje të tyre kundër qeverisë do të vijnë të paktën 3 avionë.

“Një grup qytetarësh nga Rrjoli kanë lajmëruar nesër protestë në orën 10:00. Nesër protestë në orën 10, është detyra jonë është t’u bashkohemi atyre për të hequr gardhin dhe në 18:00 këtu për të hequr kryeministrin. Rama jepe dorëheqjen. Vetëm në dijeninë time, tre avionë do të vijnë vetëm nga Mbretëria e Bashkuar. Nesër diaspora do të jetë krah nesh dhe ne krah atyre dhe krah për krah do ta rrëzojmë këtë kryeministër“, tha qytetari.