Gazetarja Aida Topalli ka folur sot në “Shqipëria Live”, në lidhje me “furtunën” e shkarkimeve të ndodhur sot në policinë e Shkodrës. Vetë kreu i Policsë së Shtetit, Ilir Proda njoftoi në një deklaratë për mediat shkarkimin e Fatmir Lleshajt, me detyrë drejtues i policisë së Shkodrës. Po ashtu, Proda njoftoi se në këtë detyrë është emëruar Gentian Berberi.

Për Berberin, Topalli tha se është “tmerri i grupeve kriminale” në Shkodër. Ajo tregoi se Proda ka Berberi ka punuar më herët në policinë e Shkodrës, në pozitën e nëndrejtorit dhe ka qenë ndër të paktët persona që ka futur policinë në disa zona që konsideroheshin të paprekshme.

“Gentian Berberi ka qenë më herët në Vlorë si nëndrejtor i krimeve, më pas ka drejtuar policinë e Kukësit dhe tani do shkojë në Shkodër. Është tmerri i Shkodrës për grupet kriminale. Ka punuar aty më parë dhe ka qenë në pozicion nëndrejtori. Ai së bashku me kolegët drejtues, kanë qenë ndër të paktët që kanë patur mundësi të futin efektivë policie në disa zona që më parë konsideroheshin të pa prekshme.”– tha Topalli.