Kryetari i Partisë Mundësia, Agron Shehaj ka komentuar deklaratat e kryeministrit Edi Rama për oficerët e BKH-së, duke u shprehur se ai është trembur kur i kanë shkuar hetuesit në zyrë. Sipas deputetit, Rama ka sulmuar oficerët e BKH-së, i ka sharë, i ka fyer, është tallur me ta dhe ka kërkuar t’i intimidojë.

“Por fundi i Edi Ramës është si të gjithë kryeministrat e tjerë të korruptuar të Evropës së Lindjes, para drejtësisë”, shprehet ai në një video në rrjetet sociale, ndërsa krahas shkruan se “Sulmet, tallja dhe intimidimi ndaj BKH-së nuk e shpëtojnë dot nga drejtësia. Si të gjithë të korruptuarve, edhe atij po i vjen fundi”.

“Edi Rama është trembur, është trembur se i ka vajtur SPAK-u në zyrë. Sot ka sulmuar oficerët e BKH-së, i ka sharë, i ka fyer, është tallur me ta dhe ka kërkuar t’i intimidojë. Por fundi i Edi Ramës është si të gjithë kryeministrat e tjerë të korruptuar të Evropës së Lindjes, para drejtësisë.”- tha Shehaj.