Kryeministri Edi Rama ka bërë një deklaratë të fortë lidhur me situatën e Engjëll Agaçit, një prej juristëve më të njohur shqiptarë.

Rama kujtoi se Agaçi, i cili ka studiuar në Itali, ka qenë pjesë e një studioje të njohur avokatie në Romë, dhe u kthye në Shqipëri me ftesën e tij për t’u bërë pjesë e shërbimit të shtetit. Ai përmendi gjithashtu se Agaçi ka kontribuar shumë në fushën e drejtësisë dhe është vlerësuar me medalje nderi nga Presidenti i Italisë.

Kryeministri theksoi gjithashtu vështirësitë shëndetësore që ka kaluar Agaçi, i cili ka kaluar një operacion të rëndë në zemër, për shkak të një bllokimi të një arterie koronare. Pas operacionit, ai ka pësuar një dështim të mushkërive, që ka kërkuar përdorimin e aparatit të frymëmarrjes.

Edi Rama: Prej ditësh këneta ka marrë peng Engjëll Agaçin, ka marrë peng gruan, vajzën e tij, nënën, familjen me fermant të bufit që e shpalli sekretarin e përgjithshëm të kryeministrisë të arratisur nga drejtësia. Agaçi studio në Itali, u bë pjesë e një prej studiove të njohura të avokatisë në Romë, u kthye në Shqipëri me ftesën time dhe i përket ajkës së juristëve shqiptarë.

Për atë që përfaqëson është vlerësuar me medalje nderi nga Presidenti i Italisë. Para disa kohësh u nis në Itali për arsye domethënëse shëndetësore, kaloi në tehun mes jetës dhe vdekjes si pasojë e një bllokimi të një arterie koronare për të cilën u operua në zemër dhe pas operacionit pati një dalje të mushkërive nga funksioni gjë që imponoi futjen në aparaturën e frymëmarrjes së drejtuar.