Vendimi
Në 17 nëntor, pak ditë përpara se Shqipëria të festojë 100-vjetorin e pavarësisë në Shqipëri do të sillen nga Franca, eshtrat e Mbretit të shqiptarëve përreth një dekadë, Ahme Zogu. Vendimi u mor dje nga Këshilli i Ministrave dhe aty përcaktohen në mënyrë të qartë të gjitha detajet e këtij vendimi të paralajmëruar prej kohësh. “Ministria e Punëve të Jashtme, nëpërmjet misionit diplomatik të Republikës së Shqipërisë në Republikën Franceze, të organizojë procedurat e nevojshme ndërshtetërore për të sjellë në atdhe eshtrat e Mbretit Zog I. Ceremonia shtetërore e kthimit në atdhe të eshtrave të Mbretit Zog I, të organizohet më 17.11.2012. Ngarkohen Ministria e Brendshme dhe Ministria e Punëve të Jashtme për zbatimin e këtij vendimi. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në Fletoren Zyrtare”, theksohet në vendimin e djeshëm të qeverisë. Figura e Ahmet Zogut po kërkohet të shihet në një dritë të re nga ana e Kryeministrit Berisha, i cili përveç këtij akti u ka kërkuar historianëve në vend që të japin të gjitha të vërtetat historike për këtë figurë, i cili ka qeverisur vendin për rreth dy dekada.