Gjatë protestës para Kryeministrisë, një punonjës policie ka pësuar lëndime.
Si pasojë e hedhjes së bombave molotov, lëndëve piroteknike dhe sendeve të forta drejt kordonit të policisë, situata u tensionua dhe u regjistruan përplasje mes forcave të rendit dhe protestuesve.


