Në emisionin “Shqipëria Live” u diskutua sot fenomeni i takimeve speciale në burgjet e vendit, ku aludohet se vajza të show-bizz kryejnë marrëdhënie me të dënuar.
Gazetari Ervin Dushi ka bërë një deklaratë të fortë, teksa tha se ekziston një video e shpërndarë mes gazetarëve, ku shfaqen pamje orgjie brenda burgut. Sipas gazetarit, në këtë akt janë përfshirë personazhe VIP dhe të dënuar.
“Ju e dini që ekziston një video mes gazetarëve, ku shfaqen pamje orgjie të zhvilluar brenda ambienteve të një burgu me emër dhe me personazhe VIP. Qarkullon dhe ekziston. Emrat qarkullojnë sado që përpiqen t’i mbajnë të fshehtë. Është konkurrenca mes të burgosurve, mes drejtorëve, ish-drejtorëve të cilët i nxjerrin për të dëmtuar njëri-tjetrin. Janë goditje poshtë brezit që i nxjerrin emrat. Dhe emrat nuk vinë nga hiçi. Janë ata vetë që i filmojnë dhe pastaj bien pre e hakërrimit.“- tha ai.
