Kryetari i grupit parlamentar të Partia Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar pas vendimit të Sekretariatit të Etikës për përjashtimin e deputetit të PD, Flamur Noka, për 20 ditë dhe të deputetes Elda Hoti për 10 ditë.

Në një postim në Facebook, Bardhi e ka cilësuar këtë vendim si një “akt armiqësor ndaj opozitës”. Ai thekson se, veçanërisht gjatë seancës së 2 prillit, mazhoranca krijoi qëllimisht një atmosferë tensioni që minon besueshmërinë dhe reputacionin e Kuvendit.

Sipas tij, kjo “arrogancë” ndaj opozitës nuk është rastësi, por një strategji politike që synon ta heshtë atë. Bardhi shtoi se në gjashtë muajt e fundit, Partia Socialiste ka përjashtuar 15 deputetë të opozitës, me një total prej 295 ditësh, duke kufizuar kështu hapësirën e veprimit të opozitës në parlament.