Ish-kryeministri Sali Berisha është paraqitur sot në SPAK, për të zbatuar masën e sigurisë të vendosur ndaj tij, “Detyrim paraqitje”, në lidhje me hetimin për dosjen “Partizani”.

Pas daljes nga Prokuroria e Posaçme, Berisha ka folur për mediat duke sulmuar deputetin e Partisë Socialiste, Etjen Xhafaj. Ai tha se Xhafaj është bërë kurban, pasi tha se “shkeli marrëveshjen sipas të cilës nuk mund të sulmohet skapi pa autorizimin e Edi Ramës”.

Berisha nuk ka kursyer edhe sulmin ndaj prokurorit Arben Kraja, të cilin e cilësoi si “xhelatin” e ish- Sigurimit të shtetit.

“Tani, çfarë gjeta unë aty. Aty ish-xhelatin e Sigurimit të Shtetit, Arben Kraja që po merrte një strajcë me pare nga Benet Beci dhe po pinin një kafe shtruar. Pra, një. Gjeta kurban Etjenin e Fatmir Xhafës, kurban të marrëveshjes Rama-Dumani. Sepse Etjeni e shkeli marrëveshjen sipas të cilës nuk mund të sulmohet më Skapi pa autorizimin e plotë të Edi Ramës. Marrëveshja është kufizimi, ndalimi i hetimeve për zyrtarët e lartë. Dhe pasi dështoi në bashkimin e votave me opozitën, pasi u përpoq të tërheqë opozitën në një akt antikushtetues dhe të papërgjegjshëm, u ul nëpërmjet Ulziut dhe firmosi marrëveshjen. Etjeni kishte mbetur aty, nuk dilte më nga Skapi”, tha Berisha.