Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, ka zhvilluar një takim me Andreas Schieder, raporterin për Shqipërinë në Parlamentin Europian.
Përmes një postimi, Spiropali e cilësoi takimin si “një bisedë të hapur dhe shumë të vlefshme”, duke vlerësuar angazhimin e Schieder ndaj Shqipërisë.
“Një bisedë e hapur dhe shumë e vlefshme me Andreas Schieder, Raporterin për Shqipërinë në Parlamentin Europian. Europa nuk është vetëm destinacioni ynë.
Është standardi që aspirojmë, tërësia e sfidave që duhet të përballim për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes. Faleminderit Andreas për miqësinë dhe angazhimin e sinqertë e të gjithëkohshëm”, ka shkruar Spiropali.
