Ish-deputetja e Partisë Socialiste, Marjana Koçeku, ka reaguar nga Brukseli me një mesazh kritik ndaj kryeministrit Edi Rama.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Koçeku bëri të ditur se ndodhet në Parlamenti Europian, ku sipas saj është ftuar nga disa eurodeputetë për të zhvilluar takime lidhur me situatën politike dhe sociale në Shqipëri.

Ajo deklaroi se në fokus të diskutimeve do të jenë protestat qytetare të javëve të fundit, çështjet mjedisore, si edhe problematikat që, sipas saj, po përjetojnë qytetarët shqiptarë.

Në reagimin e saj, Koçeku akuzon qeverinë për korrupsion dhe tejkalim të kufijve institucionalë, ndërsa kërkon më shumë vëmendje nga institucionet evropiane ndaj zhvillimeve në Shqipëri.

“Evropa duhet t’i kthejë sytë drejt Shqipnisë ma shumë se kurrë”, shkruan ajo në postimin e publikuar nga Brukseli.