E gjendur pa një kuadër ligjor nisur nga fenomeni i Sirisë, Shqipëria e azhornoi Kodin Penal me nene që penalizojnë angazhimin në formacione, organizata ushtarake ose paraushtarake në një konflikt të armatosur që zhvillohet vendit me dënime nga 3 deri në 15 vjet burg.

Për të trajtuar shfaqjen e ekstremizmit të dhunshëm tek shtetasit shqiptarë të bashkuar në radhët e organizatave ekstremiste në konfliktet në Lindjen e Mesme vitet e fundit, përfshi të ashtuquajturin Shtet Islamik në Siri dhe Irak, strategjia kombëtare cakton aktorët shtetërorë deri në nivel vendor që kanë për detyrë të parandalojnë ekstremizmin e dhunshëm.

Në Shqipëri sikurse edhe në vendet e e rajonit me mbështetjen e partnerëve mbas disa operacioneve janë nxjerrë nga kampet e ISIS duke i riatdhesuar në atdhe 39 gra dhe fëmijë. Por ky kthim nuk është akti i fundi ndaj luftës.

“Antiterrori është struktura që ka zhvilluar intervistat mbasi ne bëmë vlerësimin psikologjik, ata kanë ndërhyrë në të njëjtën kohe me nëpër të marrë informacionin që donin të merrnin”, tha Mehmet Durishti ish-drejtor i Qendrës Pritëse për të Kthyerit nga Siria.

Për të trajtuar radikalizmin tek kushdo që ju bashkuan organizatave ekstremiste në konfliktet në Lindjen e Mesme, shteti ka hapur Qendrën Kundër Ekstremizmit të Dhunshëm.

Ekipe psikologësh mësuesish, dhe ekspertë të trajtimit të traumave kanë futur në këtë program ndihme edhe Eva Dumanin, ikur fëmijë dhe kthyer në shtëpi 21 vjeçe.

“Eva Dumani nuk kthehej sepse thoshte se këtu kam edhe amanetin e babit këtu se kam edhe një motër tjetër këtu, ose amaneti”, ka rrëfyer detajet ekskluzive për gazetaren e Top Channel, Anila Hoxha, psikologia Anxhela Peza.

“Eva vazhdon të jenë pranë familjarëve të saj, ka shprehur dëshirën që ta pranojë ndihmën tonë, duke u asistuar për mbështetje edukative, veçanërisht me Ministrinë e Arsimit që ka ngritur një grup pune që ta regjistrojmë në shkollë që të rikuperojë vitet e humbura nga vite ferrit. Para pak ditësh ka shprehur dëshirën të nisë shkollën dhe nëse vendos dhe të ndjekë një kurs”, u shpreh Lejdi Dervishi-drejtoreshë e Qendrës Kundër Ekstremizmit të Dhunshëm.

“Nënë Mendjen e kam takuar për herë të parë kur ishim në Raka, aty e kam dëgjuar rastin e saj, që ka ardhur të marrë fëmijët, më tha kam ardhur të rikthej fëmijët tek e ëma, ndërroi jetë se pati një sëmundje. Endrin dhe Evën i njoh personalisht sepse jam kujdesur në momentin që nënë Mendija ndërroi jetë dhe mbas një kohe të shkurtër erdhën shqiptarët e anti-terrorit që bënë daljen tonë nga kampi Al Hol”, tha Edlira.

Ndryshe nga Mendije Dumani, gjyshja që udhëtoi në Siri për të shpëtuar nipin dhe mbesën, Edlira u kthye gjallë. Ajo është një nga shtatë shqiptaret e riatdhesuara nga kampi i Al Hol, mbasi ju bashkua partnerit me fëmijët e saj të vegjël, dhe ku mbas vrasjes së tij u rimartua me një të dytë, edhe ai shqiptar edhe ai i vrarë më pas.

E dënuar si edhe të tjerat me shërbim prove për pjesëmarrje në organizatë kriminale, gruaja përfundoi proceset e ri-integrimit dhe rehabilitimit nga lufta dhe sot ka hapur dy beteja në gjykatë. Njëra t’i njihet mëmësia për fëmijët që lindi në Siri dhe e dyta gjykata të shpallë të vdekur bashkëshortin e parë të vrarë në Siri.

“E kam bërë sepse më penalizon pak sepse nuk jam kryefamiljare, dhe qoftë edhe në bërjen e kontratave, ose çfarëdo që mund të duan fëmijët, për shumë gjëra që ato janë pak të kufizuar qoftë në daljen. Për vajzat kam bërë kërkim që të vërtetohet që të dyja vajzat janë bijat e mia”, u shpreh Edlira.

“Proces delikat i proceseve delikat, kur janë kthyer janë kthyer me një fëmijë të dytë që mund ta kenë lindur në kampe, realiteti është që mund të jenë larguar me një dhe janë kthyer me tre, për të bërë që të marrin mbrojtje nga shteti duhet të regjistrohen në kopshte e çerdhe, dhe gjykatat kërkojnë procesin dhe, që nëse nuk marrin atësinë të marrin mëmësinë. Që atyre tu kryheshin ekzaminime”, tha Lejdi Dervishi.

“Ato kanë ndjekur procese të gjatë gjyqësore si për kujdestaritë e fëmijëve, kanë marrë edhe mbesat e nipat sepse kanë humbur njerëz, janë akuzuar si luftëtare atje. E kanë parë si të padrejtë, ato thonë që nuk ka asgjë të vërtetë nuk kemi luftuar, jemi kujdesur për familjet, ne nuk kemi qenë pjesë”, u shpreh psikologia Peza.